Shala: Kushdo që cënon miqësinë me ShBA-në, shkel mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

30 maj 2023 | 18:38

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, veçmas për raportet ShBA-Kosovë.

Ai ka thënë se miqësia me ShBA-në është produkt i djersës,  mundit dhe sakrificës të shumë brezave.

“Miqësia me ShBA-në është produkt i djersës, mundit e sakrificës të shumë brezave, i gjakut të UÇK-së. Kushdo që e cënon këtë miqësi të shenjtë, shkel mbi këtë mund e gjak, dhe tradhëton amanetin e të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve…