“Bandat në veri, të përgatitura për dhunë”

31 maj 2023 | 08:23

Në emisionin “RTK prime” i ftuar ishte eksperti i sigurisë, Agim Musliu. Duke folur për situatën në veri të Kosovës, ai tha se bandat atje, që ishin të hënën, nuk janë në mesin e atyre më të rrezikshmeve që vijnë nga Serbia, por janë shumë të përgatitura.

Musliu i cili është  drejtor ekzekutiv i “OCTOPUS”, u shpreh se i ashtuquajturi ‘Beli Vuk’,  është  një prej udhëheqësve të tifozëve të Beogradit, i cili është i zhytur në botën e krimit.

“Bandat e djeshme nuk ishin më të rrezikshme që vijnë nga Serbia, por janë të përgatitura për raste të tilla”, tha ai.

“‘Beli Vuk’ është një prej udhëheqësve të tifozëve të Beogradit, i cili është i zhytur në botën kriminale”.

Musliu u shpreh se sigurimi shtetëror i Serbisë i përdor këto banda me dekada të tëra për destruktivitetin e tyre në terrene të ndryshme në ish Jugosllavi, por edhe gjetiu në mbarë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet sot në orën 11:00,…