‘Osmani është siguresë ndërkombëtare, mund ta çojë Kurtin në zgjedhje’

31 maj 2023 | 08:29

Njohësi i rrethanave të sigurisë, Drizan Shala, tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mund ta çojë kryeministrin Albin Kurtin në zgjedhje pasi që, sipas tij, ajo është siguresë ndërkombëtare.

Shala tha se Kurti shumë shpejt do ta shoëh veten në zgjedhje pas deklaratës së tij se “nuk e dorëzoj Republikën demokratike para një regjimi fashist”.

Por, si mund të ndodhë kjo e kush mund ta rrëzojë Kurtin, njohësi i sigurisë, Drizan Shala, u shpreh se këtë mund ta bëjë presidentja Osmani.

“Në zgjedhje e çon znj. Osmani. Është garancë”, tha ai.

Ai tha se ka informacione se Osmani ka dhënë garanci ta ‘edukojë Kurtin në frymën demokratike’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Azem Vllasi ka komentuar situatën në veri të…