Në muajin prill, të punësuar me pagë primare në Kosovë janë regjistruar 360 446 persona

31 maj 2023 | 13:22

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat administrative të tregut të punës për muajin prill 2023.

Këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e të punësuarve të kategorizuar sipas: gjinisë, grup-moshës, numrit të të punësuarve me pagë primare dhe sekondare, përqindjes së të punësuarve sipas aktiviteteve ekonomike, si dhe të dhënat për punëkërkuesit e regjistruar sipas gjinisë dhe grup-moshës.

Në muajin prill, të punësuar me pagë primare janë regjistruar 360 446 persona, derisa të punësuar me pagë sekondare janë regjistruar 16 966 persona.

Punësimi sipas aktiviteteve dhe gjinisë mbi moshën 15-vjeçare ishte më i madh te: Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social (22.8 për qind); Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparime automjetesh dhe motoçikletash (21.7 për qind); Prodhimi (11.1 për qind); Ndërtimtaria (6.2 për qind); Aktivitetet e akomodimit dhe shërbimet e ushqimit (5.4 për qind); Aktivitetet financiare dhe të sigurimeve (5.4 për qind), etj.

Ndërkaq, punëkërkues të regjistruar sipas grup-moshës ishin 29 582 persona, prej tyre 16 029 meshkuj dhe 13 553 femra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka fituar tripletën me Barcelonën e Pep Guardiolës dhe e…