Dinamo Zagreb interesohet për Rrahmanin  

31 maj 2023 | 13:58

Klubi më i madh kroat, Dinamo Zagrebi ka shprehur interesim për sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmanin.

Sipas “24hata.hr”, Dinamo Zagrebi kërkon të forcojë radhë te saj me një sulmues të ri këtë verë. Rrahmani ishte golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës në futboll këtë edicion me 24 gola në 44 paraqitje për Ballkanin.

Paraqitjet e sulmuesit të suharekasve kanë rënë në sytë e drejtuesve të Dinamo Zagrebit dhe e shohin si opsion për edicionin e ardhshëm. Vlera e Albion Rrahmanit në treg është 350 mijë euro, sipas uebfaqes “transfermarkt”. 22-vjeçari iu bashkua Ballkanit nga Malisheva në verën e vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka reaguar sërish për situatën në veri.…