LDK-ja i kërkon Osmanit të flasë për prishjen e raporteve të Kosovë me ShBA-në

31 maj 2023 | 14:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti të përdorë të gjitha rrugët institucionale dhe demokratike për të ndalur “politikën e rrezikshme” të Albin Kurtit për t’i luftuar aleatët ndërkombëtarë të Kosovës. Një nga kërkesat e tij është që presidentja Vjosa Osmani të mos hesht.

Abdixhiku në një  konferencë për medie ka paraqitur tri kërkesa për institucionet e Kosovës.

“E para, LDK-ja e ka kërkuar në seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në veri, në veçanti për të raportuar për relacionet e rënduara me aleatët, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Nën 2, LDK-ja kërkon koordinim të ngushtë të Qeverisë së Kosovës me kërkesat e ndërkombëtarëve, si hap i parë drejt qetësimit të situatës në veri”.

“Nën 3. LDK-ja i bën ftesë presidentes që të flasë. Të ketë një pozicion të qartë dhe të zëshëm në këtë çështje jetike të përballjes publike të Qeverisë së Kosovës me qeverinë e ShBA-së. Heshtja e presidentes në momente e tema si këto, është abstenim nga funksioni kushtetues i saj”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën moton “Ne kemi nevojë për ushqim, jo për duhan”,…