Krasniqi takon ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit

31 maj 2023 | 15:08

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës,  Olivier Guerot.

Krasniqi dhe Guerot, në këtë takim kanë diskutuar për bashkëpunimin e mirë në mes dy shteteve si dhe situatën aktuale politike në vend.

I pari i MAPL-së ka njoftuar se diplomatin francez për zhvillimet e fundit.

Krasniqi ka theksuar mbështetjen e institucionit që ai drejton në përmbushjen e obligimeve ligjore dhe kushtetuese të kryetarëve në mënyrë që të mundësohet zhvillimi lokal, dhe ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët në Komunat të cilat tashmë udhëhiqen nga kryetarët e rinj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë e Policisë së Kosovës, e cila ishte duke…