AGK-ja: Sulmohen ekipet e gazetarëve në Zveçan, goditet fizikisht gazetari Burim Zariqi

31 maj 2023 | 15:17

Ekipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, janë sulmuar nga protestuesit lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës

Përmes një reagimi publik, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka publikuar një video kur protestuesit e urdhërojnë gazetarin të mos xhirojë duke e goditur në bark.

“Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e ‘RTV 21’, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pamjet e dhëna në këtë video, dhe ju bëjmë thirrje kolegëve që janë në këto komuna, të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. AGK-ja, njëherësh ju bën thirrje organeve kompetente, që të marrin masa për t’i siguruar gazetarët që gjenden në këto komuna”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e Monica Belluccit, Deva Cassel (18) ka befasuar të…