![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/treni.jpg)
Një person i moshuar goditet nga treni në Klinë
01 qershor 2023
| 10:27
Një person është goditur nga treni mëngjesin e së enjtes.
Ngjarja ka ndodhur në Klinë, rreth orës 06:10.Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. Gashi tha se personi në fjalë sipas mjekëve ka pësuar lëndime të rënda.
“Është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha Gashi.
Mësohet se personi i cili është goditur nga treni është i moshuar.