KH Vëllaznimi vazhdon në Superligë

01 qershor 2023 | 11:18

Vëllaznimi i Gjakovës vazhdon të jetë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të mërkurën në Prishtinë, Vëllaznimi e mposhti Samadrexhën në ndeshjen e plejautit.

Ndeshja përfundoi me rezultat 33:27 në të mirë të skuadrës gjakovare. Samadrexha kështu mbetet në Ligën e Parë.

Samadrexha nisi ndeshjen me 3:0 e më pas Vëllaznimi kaloi para 9:5. Më pas skuadra gjakovare ka mbajtur epërsi prej disa golash. Samadrexha u afrua në 18:16 në minutën e 34-t, por Vëllaznimi u shkëput sërish në 21:17. Dhe pastaj kontrolloi ndeshjen deri në fund.

Arbër Neziri i shënoi nëntë gola për Vëllaznimin, ndërsa shtatë i kishte Florian Rexha. Anton Maloku shënoi tetë gola për Samadrexhën, ndërsa gjashtë i shtoi Bledon Maloku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia duhet të ndalojë aktivitetet e saj që synojnë destabilizimin…