Vazhdon demonstrimi i xhudos nëpër shkolla

01 qershor 2023 | 13:34

Federata e Xhudos së Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar me demonstrimin e xhudos nëpër shkolla të ndryshme të Kosovës. E fundit ku është demonstruar ky sport është shkolla “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.

“Bashkë me trajnerin e klubit të xhudos, ‘Trepça’, Blenard Begu dhe xhudistët Festim Beqiri, Muharrem Hyseni, Uvejs Nesimi, Reis Deliu, Riad Kasapi, Blerina Gashi, Marsela Shala dhe Nora Begu kemi prezantuar para nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle gjersa nxënësit u angazhuan bashkë me xhudistët në gjimnastikë dhe teknikat bazike të xhudos”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Programi shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, ka për qëllim të zhvillojë masovizimin dhe integrimin e disiplinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestuesit shqiptarë që kishin dalë afër Urës së Ibrit janë…