Leao rinovon kontratën me Milanin

02 qershor 2023 | 16:54

Rafa Leao firmosi rinovimin e kontratës deri në vitin 2028 dhe me një pagë prej rreth 5 milionë euro në sezon plus bonuse. Kontrata e yllit portugez gjithashtu do të përfshijë edhe një klauzolë prej rreth 175 milionë eurosh.

“Jam shumë i lumtur, ishte diçka që doja ta bëja dhe tani është bërë. Shpresojmë të arrijmë gjëra të mëdha së bashku në të ardhmen. Negociatat? Ne gjetëm një marrëveshje dhe jam shumë i lumtur. Të mbyllim këtë sezon me ndeshjen kudnër Veronës dhe më pas të përgatitemi për sezonin e ardhshëm dhe të fitojmë trofe. Të ndryshoj numrin e fanellë? Të shohim, por numri 17-të është special për mua”, është shprehur Leao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti liberal gjerman, Thomas Hacker ka përshëndetur përpjekjet për ndërmjetësim…