Lushaku-Sadriu nga LDK i kundërpërgjigjet Gërvallës: Ajo i është servilosur Kurtit duke tradhtuar rugovizmin

02 qershor 2023 | 17:08

Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK-ja ka kritikuar zëvendës-kryeministren Donika Gërvalla në lidhje me fjalimin e saj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në veri.

Ajo ka thënë se Gërvalla në Kuvendin e Kosovës foli për servilizmin e rugovizmin, derisa sipas saj, është vet ajo, që i është servilosur Kurtit duke tradhtuar pikërisht rugovizmin.

“Donika Gërvalla Schwarz në Kuvendin e Kosovës foli për servilizmin e rugovizmin, derisa është vet ajo, që i është servilosur Kurtit duke tradhtuar pikërisht rugovizmin. Po pra, ministrja e punëve të jashtme ka zgjedhur të mbështesë veprime e prishje aleancash me miqtë tanë si ShBA e BE, të cilat presidenti historik Ibrahim Rugova i ndërtoi me dekada. Kaq për udhëheqësen e diplomacisë së shtetit tonë”, ka shkruar Lushtaku-Sadriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferhan Hasani i dha fund aventurës së tretë me Shkëndijën.…