Zyrtare/ Benzema largohet nga Real Madridi

04 qershor 2023 | 12:12

Tashmë është zyrtare, Karim Benzema largohet nga Real Madridi.

Real Madridi dhe kapiteni i tyre Karim Benzema kanë rënë dakord t’i japin fund aventurës së tyre të paharrueshme së bashku.

Benzema ka vendosur të transferohet në Arabinë Saudite, kontrata e të cilit do të jetë me një pagë prej 100 milionë euro në sezon.

Në 647 ndeshje në total me fanellën e Real Madrid, Benzema ka shënuar 353 gola dhe ka asistuar 165 herë. Ai gjithashtu fitoi edhe “Topin e Artë” me “Los Blancos”.

Njoftimi zyrtar i klubit

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta…