Kurti: Grupet fashiste që përshkallëzuan situatën në veri janë në listat e pagave në Serbi

04 qershor 2023 | 17:52

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Kryeministri e informoi për progresin e Kosovës në dy vitet e fundit në ekonomi dhe punën për krijimin e një klime të favorshme për investime.

Në lidhje me situatën në tri komunat në veri të vendit, Kryeministri e njoftoi për procesin zgjedhor që solli deri tek zgjedhja e katër kryetarëve të ri, bojkotin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës me kërkesë dhe presion të Serbisë dhe pranimin e këtij procesi e rezultati zgjedhor nga komuniteti ndërkombëtar.

“Tha se përshkallëzimi erdhi si rezultat i pengimit me forcë të hyrjes në vendet e tyre të punës të kryetarëve të ri dhe dhuna nga grupe fashiste që janë në listën e pagave të Serbisë dhe të kompanive private të personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe”.

Sipas njoftimit ai ka shtuar se hapi i parë për de-përshkallëzim është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë, arrestimi i atyre që shkaktuan dhunë dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike deri në zgjedhje të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirlind Daku ka përfunduar një sezon spektakolar në kampionatin slloven…