Vazhdon gjykimi kundër Shalës, dëshmitari i shtatë intervistohet në seancë private

05 qershor 2023 | 11:31

Në Gjykatën Speciale po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin kundër Pjetër Shalës.

Kjo është dita e katërt e dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë.

Intervistimi i tij nga mbrojtja e Shalës po zhvillohet në seancë private ndërsa pritet të përfundojë deri në fund të ditës.

Njësoj sikur edhe gjashtë të tjerët, dëshmitari i shtatë, i cili mban kodin 1, është i mbrojtur dhe dëshmia e tij është dhënë kryesisht në seanca të mbyllura për publikun.

Pjetër Shala, i cili po qëndron në paraburgim prej marsit të vitit 2021, kishte kërkuar nga trupi gjykues që seancat të mbahen publike meqë po përdoren masa mbrojtëse për dëshmitarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijon spektakli në finalet e “play-off”-it për titullin kampion në…