‘Djemtë e Kosovës janë shumë seksi’, Semi zbulon arsyen pse vjen në Kosovë

06 qershor 2023 | 16:58

Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”. Nëpërmjet një lidhjeje telefonike, Semi ka zbuluar se pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP 1”, është fokusuar te muzika.

Semi ka publikuar disa këngë, të cilat janë pritur mjaft mirë nga fansat e saj të shumtë. Ndërkohë kohët e fundit, Jaupaj është vënë re se ka qenë shpesh në Kosovë.

Cila është arsyeja e këtyre vizitave të shpeshta dhe si janë djemtë andej?

“Ka vite që më pëlqen Kosova, pas “Big Brother VIP” jam fokusuar te muzika, bashkëpunëtorët i kam në Kosovë dhe kaloj një pjesë të madhe të kohës aty. Prishtina ma ka marrë zemrën. Djemtë janë shumë të mirë, seksi, të lezetshëm por në Prishtinë i kam të shkurtra ndalesat”, u përgjigj këngëtarja e njohur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën drejtimin e trajneri Bylbyl Sokoli, Malisheva arrit që ta…