Adriatik Kelmendi largohet nga pozita e drejtorit të ‘Klan Kosovës’

07 qershor 2023 | 12:28

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka bërë me dije se është larguar nga detyra e drejtorit të kanalit “Klan Kosova”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kelmendi ka theksuar arritjet e tij dhe të ekipit me të cilin ka punuar për tre vjet e tre muaj, duke vlerësuar secilën prej tyre.

Kelmendi ka treguar se do të mbetet në “Rubikon” dhe se do të marrë përgjegjësi të reja në bordin drejtues.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe, kur mund të tërhiqesh në kohën medial të cilin e ke udhëhequr ndodhet në zenit. Nga sot unë do të marr përgjegjësi të reja si anëtar i Bordit të korporatës”, ka shkruar Kelmendi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori dhe drejtori i institutit KIPRED,  Lulzim Peci ka thënë…