210 milionë euro për qiranë e burgjeve, qeveria vendos për marrëveshjen me Danimarkën

07 qershor 2023 | 12:34

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është forcimi edhe më tutje i raporteve me Danimarkën.

“Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Drejtësisë në bazë të vendimit ka zhvilluar negociata me Mbretërinë e Danimarkës, andaj pas zhvillimit të këtyre negociatave është nënshkruar edhe traktati ndërmjet dy vendeve. Qëllimi është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekzistuese të bashkëpunimit të dyja vendeve duke marrë parasysh zhvillimin pozitiv në shërbimet korrektuese”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Projektligji në fjalë është votuar në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar. Kosova përfiton 210 milionë euro nga qiraja e burgjeve për të burgosurit danezë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Afet…