Kurti: S’kam marrë kurrfarë ultimatumi nga ndërkombëtarët

07 qershor 2023 | 15:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar nga Mitrovica se nuk ka marrë asnjë ultimatum nga faktorët ndërkombëtarë për situatën në veri.

Sipas tij, në takimin që mbajti të hënën me emisarët Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, ka paraqitur mënyrën më të sigurt për dalje nga kriza, për të cilën ka bërë me faj strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë.

“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi”, është shprehur kryeministri Kurti.

Sipas tij, dalja më e sigurt nga kriza në veri ishte si vijon.

“E para, është sundimi i ligjit; kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm,”

Kurti ka marrë pjesë në një aktivitet me xhudisten Majlinda Kelmendi në Mitrovicë në kuadër të projektit “Kosova shtet i xhudos”.

Se nuk ka kurrfarë ultimatumi, e ka thënë  sot edhe emisari Escobar megjithëse është shprehur se të premten do të raportonte për takimin me Kurtin mbi situatën në veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, duke…