Abazi kritikon Kurtin për Projektligjin për zgjedhjet: Po manipulon me diasporën

08 qershor 2023 | 11:47

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtohet Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme.

Abazi ka kritikuar pushtetin për këtë Projektligj duke thënë se i harruan premtimet e kaluara kur thoshin se Kosova duhet të ndahet në disa zona zgjedhore.

“Mbetja e Kosovës si një zonë zgjedhore e bën qytetarëve vetëm votues dhe jo pjesëmarrës në proceset…”, ka thënë Abazi.

Ai ka folur edhe për manipulimet që bëhen gjatë procesit të numërimit të votova, duke thënë se është dashur që të digjitalizohet ky proces.

“Ajo ndodhë kudo që është vota e qytetari kur bëhet në fletëvotim të numërohet menjëherë… Momentin kur shkon te matrapazi (e ka fjalën për punëtorët e zgjedhjeve, por jo për ata që kanë kryer punën si duhet) që ka marrë pare me deformuar votën  për deputetin në cilin do nivel ajo do të ndodh. Ky ligj në vitin 2023 është vota në mënyrë të digjitalizuar dhe të numërohet në mënyrë automatike”, ka thënë ai.

Më tutje, Abazi ka pasur kritika edhe për mosndryshimin e përqindjes së përfaqësimit të grave.

“Gojën plotë të drejta të grave, por ku vjen puna mbahet rregulli i UNMIK-ut prej 30 përqindëshit”, ka thënë ai, duke kritikuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti për këtë projektligj.

“Fjalimi i tij ishte mbi 80 për qind për diasporën. Është keq me tentuar me manipuluar që është lehtësuar jeta, por ja kemi vështirësuar jetën. Teknikisht është problematike, prapë po e përdorimin sistemin zgjedhor për t’i joshur, mirëpo në ditën që përfundojnë zgjedhjet harrojmë kush është diaspora… nuk i hapim telefonin…”, ka thënë Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë fansa, dhe adhurues të ekranit italian, janë të mërzitur,…