Deputetja e PDK-së shfaqet në Kuvend me një bluzë me flamurin amerikan

08 qershor 2023 | 13:31

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, është shfaqur në seancën e sotme të Kuvendit e veshur me një bluzë me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Veshja e saj ka marrë vëmendje pasi ditëve të fundit është nxitur një debat i madh rreth raporteve të Kosovës me ShBA-në, si rezultat i qortimit amerikan për qeverinë Kurti pas veprimeve në veri të vendit.

Ndryshe, emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja.

Ai ka ripërsëritur se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës dhe se “nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin”.

“Pyetja është se a do të ndodhë kjo me këtë qeveri apo me qeverinë e ardhshme”, ka thënë Escobari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me votimin e Projektligjit…