Dëmtohen xhamat e dy kafeneve si pasojë e një shpërthimi në Mitrovicë

09 qershor 2023 | 10:15

Në orët e para të së premtes, ka ndodhur një shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku si pasojë, janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi  janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, ka thënë Zahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e…