Pakoja e Ahtisarit, shtrati ku u vendos Kushtetuta e Kosovës, pavarësia, demokracia dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës në 2008

10 qershor 2023 | 15:14

Xhevdet Smakiqi, avokat

Pakoja e Ahtisarit është shtrati ku është vendosur Kushtetuta e Kosovës, pavarësia, demokracia dhe sovraniteti i shtetit të Republikës së Kosovës në vitin 2008.
Shtrati politik/ pakoja e Ahtisarit që mundësoi deklarimin e njëanshëm të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, koordinimi me Quint-in, njohja nga shumica e shteteve demokratike në botë nga 115 sosh, vendimi i GJND-së i 22 korrikut 2010, ka konfirmuar se ky shtet i yni bazohet në formulën e (Demokracisë kosacionale) pra shtet as i shumicës as i pakicës.
Mbi këtë formulë të Pakos së presidentit Marti Ahtisarit, Kushtetuta e Kosovës ka dispozitat për vendet e rezervuara 10 për pakicën serbe në Kuvend, shumicën e 2/3 të deputetëve të pakicës në vendimmarrje për ligjet dhe çështjet jetike të pakicës, Komitetin Konsultativ të Pakicave dhe të drejtën e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë joshqiptare respektivisht të pakicës serbe brenda sistemit kushtetues të Kosovës.
Kosova deri sot më 2023 të gjitha i ka përmbushur që nga vitin 2008, përveç Asociacionit që u problematizua nga politikanët ndër vite dhe u përdor për vota e popullizëm.
Sikur sot 2023 Kosova të kishte vendimmarrës e burrështetas serioz që ia duan të mirën Kosovës, do të themelonte ekip uniteti politik të përzier pozitë, opozitë, minoritetet, BE dhe ShBA, dhe ta finalizonin themelimin e Asociacionit.
Ky ekip i përzier i të gjithë faktorëve dhe akterëve do të mundësonte të jetësohet modeli i Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda sistemit kushtetues të Kosovës, pa cenuar rendin juridik dhe nivelin e pushteteve dyshkallësh qendror dhe komunal.
Por ja që arritëm në zenitin e popullizmit kur veriun ky kryeministër ta kthejë nen rezolutën 1244 të OKB-së.
Vendosja e rregullit në kaos quhet lidership, kishte definuar në ditarin e tij sekret Napolon Bonaparta,
kurse Albin Kurti, formulë të tij të lidershipit e ka prodhimin e kaosit në Kosovë dhe Ballkan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
HIB Petrol-i mirëpret për një ditë punë dhjetëra të rinjë,…