Vizitë obeliskut Afrim Zhitia

10 qershor 2023 | 15:18

Reshat Sahitaj

Dje vizitë obeliskut Afrim Zhitia i cili u vra që ne sot të jetojmë në liri.
Afrim Zhitia ishte një djalosh më një horizont të gjerë dhe largpamës për situatën politike të shqiptarëve nën pushtimin jugosllav.
Afrim Zhitia kur u informua nga Brukseli se delegacioni i Parlamentit Evropian do të vinte në Kosovë për të verifikuar situatën në vend – Afrim Zhitia ishte organizatori kryesor i demonstratës se 30 majit 1989, kurse Ali Ajeti organizator i demonstratës në Podujevë më 31 maj 1989 ku edhe u vra nga forcat policore serbe.
Për organizim dhe pjesëmarrje u arrestuan 300 studentë, me procedurë të shpejt u dënuan me nga 60 ditë burg 180 persona. Nga disa liderë dhe disa tjerë të ashtuquajtur organizatorë të demonstratave të vitit 1981 bëjnë përpjekje që demonstratat e viteve 1983 -1989 të mos dalin mbi sipërfaqe kurrë, në mënyrë që këta liderë të ruajnë dyert e historisë vetëm për ata. Pse nuk i japin rëndësi demonstratave të vitit 1989?! Mendoj: a) Se një pjesë e këtyre liderëve janë të rrejshëm dhe bashkëpunëtorë të Serbisë, b) Nuk duan që hija e Afrim Zhitisë, Ali Ajetit e tjerët të mos i mbulojë; c) Duan që vetë të jenë kryesorët dhe se pas tyre askush nuk ka bërë asgjë….

Peut être une image de 3 personnes, monument et texte

Në foto: NAIM ZHITIA & RAGIP SHALA dhe Reshat Sahitaj

Shpresoj që në një të të ardhme të shpejt roli i demonstratës se 30 maj 1989 do të ndriçohet si dhe roli i figurave të Afrim Zhitisë, Ali Ajetit dhe të tjerëve të ndriçohet dhe të vlerësohen përmes fakteve, kopjeve të gazetave të asaj kohe, arkivave të organizatës LPK ku ata vepruan.
Organizimi i këtyre demonstratave nga 30 maj 1989-2 qershor 1989 janë ngjarjet kur historia jonë kombëtare ndryshon rrënjësisht në dy drejtime: 1. Koordinimi diasporë-Kosovë 2. Bota perëndimore fillon të përkrahë kërkesat e shqiptarëve nen jugosllavi.
Për këtë Serbia vendos: Të vrasë protagonistët e kësaj historie të re në Bruksel e vranë Enver Hadrin, në Kosovë Afrim Zhitinë dhe Ali Ajetin.
Historia nuk shkruhet nga titistët si Jusuf Buxhovi e as më përralla por me fakte të pakontestueshme!

Peut être une image de texte

Peut être une image de monument

No description available.

No description available.

Peut être une image de texte

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevdet Smakiqi, avokat Pakoja e Ahtisarit është shtrati ku është…