Vendoset pllakë përkujtimore në shtëpinë e veprimtarit Shasivar Makolli (foto)

10 qershor 2023 | 19:43

Në nderim të veprimtarisë atdhetare të Shasivar Makollit dhe familjes Makolli, në prani të shumë personaliteteve dhe qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare, u përurua sot pllaka përkujtimore, në shtëpinë e cila ishte bazë e sigurt për veprimtarët e kohës në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Në familjen e Shasivar dhe Sevdije Makolli, ku të gjithë anëtarët ishin të lidhur me kauzën kombëtare, gjetën strehim, ngrohtësi dhe mikpritje karakteristike shqiptare figura të shquara të historisë sonë moderne, duke filluar nga simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, e deri te drejtues të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

No description available.

Zbulimin e pllakës përkujtimore e bënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, djali i veprimtarit të Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, veprimtari Bardhyl Mahmuti dhe veprimtarë të tjerë, shkruan “Epoka e re”.

Në ceremoninë e organizuar nga Shoqëria LËVIZJA, Ali Ahmeti, ka thënë se Shasivar Makolli asnjëherë nuk iu shmangë as rrezikut dhe as veprimit për të realizuar qëllimet dhe idealet e kombit.

No description available.

“Sot përkujtojmë Shasivar Makollin, i cili asnjëherë nuk iu shmangë as rrezikut, as veprimit për të realizuar qëllimet dhe idealet e kombit, dhe jo vetëm, por e tërë familja Makolli, duke përfshirë këtu edhe babanë e tij baçin Avdyl, i cili në moshë të shtyrë ishte i paepur dhe s’ka qysh dera e fisme të mos ketë atë frymëzim i pamposhtur në të gjitha fushëbetejat. Unë dua ta kujtojë këtë shtëpi, tërë këtë familje këtu e cila ka qenë vatër e Lëvizjes Popullore – Lëvizjes së rezistencës”, ka thënë Ali Ahmeti.

No description available.

Ndërkaq djali i veprimtarit të Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, ka treguar se në këtë shtëpi ka ardhur disa herë me babanë e tij. “Unë rrallë kam ardhur me babën, e kam ndje atë energji të zemërgjerësi të bujarisë që kanë ofruar familja Makolli”, ka thënë Shqiptar Demaçi.

Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka thënë se familja Makolli është familja e parë pas luftës së Dytë Botërore që i dolën ballë okupatorit që kishte pushtuar Kosovën. “Jo rastësisht nga kjo familje del Shasivar Makolli. Luftëtarë të shquar të çështjes kombëtare. Këtu ka qenë një çerdhe që çdo atdhetarë ka pasur dyer e hapura dhe askush nuk ka mundur të ndihet i rrezikuar edhe pse atje ka qenë policia. Këtu kanë qenë makollët që të kanë dhënë mbështetje”, është shprehur ai.

No description available.

Muharrem Rama në fjalën e tij tha se Shasivar Makolli ishte vërtet trim. “Ai luftës i është bashkuar me të vetmin qëllim ja vdekje ja liri. Lirinë e përjetuam së bashku por vdekja e mori atëherë kur ne nuk e prisnim”, ka thënë Rama.

Në pllakën përkujtimore të vendosur në shtëpinë Makolli shkruhet:

“Në momentet më kritike të ballafaqimit të popullit shqiptar me dhunën policore dhe ushtarake serbe, shtëpia e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli, u shndërrua në një bazë të fuqishme të rezistencës sonë kombëtare, prej kur ka filluar një numër i konsiderueshëm i aksioneve kundër okupatorëve serbë. Në familjen e Shasivar dhe Sevdije Makolli, ku të gjithë anëtarët ishin të lidhur me kauzën kombëtare, gjetën strehim, ngrohtësi dhe mikpritje karakteristike shqiptare figura të shquara të historisë sonë moderne, duke filluar nga simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, e deri te drejtues të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Prishtinë, 10 qershor 2023
Shoqëria Lëvizja”.

Veprimtari Shasivar Makolli ka ndërruar jetë para shtatë vitesh.

No description available.

May be an image of 2 people and text

Në foto: Veprimtari Shasivar Makolli

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar…