Formacionet zyrtare: City – Inter

10 qershor 2023 | 19:58

Manchester City dhe Interi përballen sonte në mbrëmje në stadiumin Ataturk të Stambollit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Simone Inzaghi kanë zbuluar pak minuta më parë dhe formacionet me të cilat do të zbresin në fushën e lojës.

Të skuadra angleze nuk ka asnjë ndryshim nga vendosjet e fundit. De Bruyne dhe Gunddogan do të mbështesin Haaland, ndërkohë që pak pas tyre janë anësorët Grealish dhe Bernardo Silva.

Në krahun tjetër Inzaghi ka zgjedhur Dzekon në sulm së bashku me Lautaro Martinez, në mesfushë do të jetë Brozovic,Calhanogli dhe Barella.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në nderim të veprimtarisë atdhetare të Shasivar Makollit dhe familjes…