Merr flakë autobusi nga Kosova në ‘Rrugën e Kombit’ (Video)

11 gusht 2018 | 20:14

Një autobus udhëtarësh është përfshirë nga flakët disa minuta më parë në ‘Rrugën e Kombit’.

Burime për “Syri.net”,  bëjnë me dije se nuk ka dëme në njerëz.

Ndërkohë që raportohet se autobusi vinte nga Kosova dhe ishte nisur drejt Shqipërisë. Burimet thonë gjithashtu se shkak për përfshirjen nga flakët është bërë një defekt teknik.

Ndërkohë që menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë, ato zjarrfikëse dhe autoambulanca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tema e Dialogut Kosovë-Serbi, ditëve të fundit, ka prodhuar një…