West Ham gjen zëvendësuesin e Rices

11 qershor 2023 | 12:26

Me talentin e mesfushës së West Ham, Declan Rice në prag të largimit nga “çekiçët”, këta të fundit kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin perfekt të 24-vjeçarit dhe mesa duket e kanë gjetur të duhurin.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, tekniku David Moyes kërkon të sjellë në Londër “shkatërruesin” e Ajax, meksikanin 25-vjeçar, Edson Alvarez, pas 4 sezoneve të këtij të fundit të kaluara në Amsterdam.

I gjithë “operacioni” pritet të kushtojë disi për “ishullorët”, me skuadrën e Ajax që nuk pranon më pak se 45 milionë paund për të siguruar shërbimet e Alvarezit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidenti dhe drejtori i Lartë i Laboratorit të Kërkimeve Ligjore…