Tre britanikë të zhdukur pas zjarrit në një varkë në Egjipt
11 qershor 2023
| 14:00
Tre turistë britanikë janë zhdukur pas zjarrit në bordin e një varke gjatë një lundrimi detar në Detin e Kuq egjiptian.
12 britanikë të tjerë janë shpëtuar nga anija që ndodhej në brigjet e Marsa Alam, kanë thënë autoritetet lokale.
Ato kanë shtuar se raportet fillestare sugjeruan se zjarri ishte rezultat i një defekti elektrik.
Sipas raportimeve, anija ishte nisur nga Port Ghalib më 6 qershor dhe do të kthehej të dielën, raporton “BBC”.
Raportohet se në bord ndodheshin rreth 30 persona – 15 britanikë me pjesën tjetër të ekuipazhit egjiptian.
Deti i Kuq është një vendpushim për udhëtime zhytjeje.