Policia konfiskon tri armë në Kaçanik

12 qershor 2023 | 08:14

Mbrëmë policia ka njoftuar se ka pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri në fshatin Strazhë të Kaçanikut.

Ekipet policore janë nisur në drejtim të Strazës dhe aty kanë ndaluar një veturë “Opel Frontera” me targa vendore, ku ishin katër persona.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollimit, janë gjetur tri armë zjarri: dy pistoleta dhe një pushkë gjuetie dhe sasi e municionit.

Dy të dyshuarit, V.K. dhe B.T. janë shoqëruar në stacion, ndërsa armët u janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Përdorim i armës” .

Njoftimi i plotë:

Përdorimi i armës në Kaçanik

Policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Strazhë të Kaçanikut janë dëgjuar të shtëna të armës së zjarrit.

Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Strazhë dhe aty kanë ndaluar një xhip Opel Frontera me targa vendore, ku ishin katër persona. Gjatë legjitimimit të personave dhe kontrollimit të automjetit, tek dy persona janë gjetur tri armë zjarri: dy pistoleta dhe një pushkë gjuetie dhe sasi e municionit.

Dy të dyshuarit V.K dhe B.T meshkuj, kosovarë,  të moshës 37,  janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik për intervistim, me dyshimin se kanë përdorur armë të zjarrit, ndërsa janë konfiskuar edhe armët.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Përdorim i armës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë vendet e para, për sa i përket sigurisë së…