“Pema me kokrra kripe”, libri më i ri me poezi i Emin Z. Eminit

12 qershor 2023 | 11:08

Javën e kaluar, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, është botuar libri më i ri me poezi “Peng më mbeti fjala” i poetit Emin Z. Emini.

Redaktori i librit, Adem Gashi, për këtë libër ka shkruar: “Ta shohësh hollë e hollë, lirikat e vëllimit poetik “Pema me kokrra kripe” të Emin Z. Eminit s’janë veçse strumbullari tematik, estetik e semantik i Atdheut. Rrotull-rrotull titulli na e sjell në kujtesë “Lulen e kripës” të Jakov Xoxës, “Atdheu është dhimbje” të Fatos Arapit e të Bardhyl Londos. E pra, Atdheu i Eminit, larg folk-patriotizmit, është dhembje e dhimbje, është vuajtje e lëngatë, është dashuri e psalm përjetësie, është prush e akull; është edhe eros e tanatos; është edhe gjithëprani e pavdirur.

Në strukturën e lirikës së Eminit lëshon shtat liria, një përmasë tjetër gjëllimi kjo, bijë e luftës së përhershme dhe, brendapërbrenda saj, drama me shumë plane, pamje dhe akte. Madje edhe fjalësi i ndërtimit të muranës sintaksore i vjen që andej nga dramaturgjia.

Po ç’ju tek autorit të thotë: “Jam një kokërr kripe/ braktisur nga zemërimi i detit”?

A s’e gjejmë kripën edhe në pikën e lotit? A s’e gjejmë një oqean të tërë në një pikël aq të vogël? “Si kripa në prush, si kripa në sy” – thotë proverbiali, s’janë veçse krismë e dhimbje e dashuri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, është…