UKRAINË!

12 qershor 2023 | 11:16

Begzad Baliu

(E shkruar më 12 qershor, Ditën e Çlirimit të Kosovës nga Ushtria e UÇK-së dhe e NATO-s)

Fushë e Kosovës e mbjell me grurë
Qenka zgjuar Eni në agun e mëngjesit
T’i mbledh lulëkuqet që kanë nxjerr kokë si flamuj
Para se t’i korrin tanket ruse

Malet e Kosovës me maja si thika të futura në re
Qenka zgjuar Eni në agun e mëngjesit
Të ngre Flamurin e Fitores së UÇK-së në majën më të lartë të saj
Për ty Ukrainë!

Krojet e Kosovës mbushur me kufoma fëmijësh nga ushtarët serbë
Qenka zgjuar Eni t’i ujisë trëndafilat e mëngjesit me ujin dhe gjakun e tyre
Dhe t’i lutet Dom Gjergjit për fëmijët ukrainas të zhdukur nga ushtria ruse!

Ukrainë
Ja edhe një luftëtar i dritës
Eni mbushi 17 vjet!

Prishtinë, 12 qershor 2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin…