ZPS-ja pyet dëshmitarin e tetë për stërvitjet në Bajgorë, ai përmend komandant Remin

12 qershor 2023 | 11:21

Në rastin e gjykimit të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të hënën ka nisur dëshminë, dëshmitari i tetë.

Një pjesë e seancës ishte e hapur dhe aty Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka pyetur dëshmitarin për disa ushtrime që janë zhvilluar në Bajgorë.

Dëshmitari ka thënë se ata stërvitjet i kryenin në një shkollë në fshatin Bajgorë.

“Stërvitja ka qenë e përqendruar në fshatin Bajgorë, në një shkollë. Ka qenë bazë -zonë operative, ku pas stërvitje ka qenë i përqendruar vet shtabi atje, depoja e municionit dhe kuzhina ushtarake”, ka thënë dëshmitari.

Më pas ai është pyetur nga prokuroria se kush i trajnonte ata dhe se çfarë rroba patën të veshur personat që i trajnonin. Po ashtu, ai është pyetur nëse ka njohur ndonjërin prej komandantëve që  ishte prezantuar gjatë atij trajnimi.

“E mbaj mend se na ishte prezantuar komandat Remi, ishte komandant i zonës së Llapit”, ka thënë dëshmitari i tetë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eroll Sejdiu Në gjuhën shqipe funksionin e nyjave të mirëfillta,…