Dita e Çlirimit, Osmani shpreh mirënjohje edhe për miqtë ndërkombëtarë

12 qershor 2023 | 12:03

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, 12 qershorin e ka quajtur ditën më të rëndësishëm për kombin tonë.

Ajo ka thënë se më 12 qershor të vitit 1999 është çliruar Kosova pas një lufte nga Serbia mbi një popull të pafajshëm ndaj të cilit ka kryer gjenocid.

Osmani ka thënë se nga mëngjesi kanë nderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar që liria të bëhet realitet, duke filluar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, ish-veprimtari Adem Demaçi, familja Jashari dhe ushtarët e NATO-s.

Më tutje, Osmani ka thënë se Kosova dhe populli i sa i janë mirënjohës “miqve që lirinë e demokracinë e bën realitet dhe sot po e gëzojnë edhe qytetarët”.

“Sot shënojmë një prej ditëve më të rëndësishme për kombin tonë, një prej ditëve ditën kur shteti ynë u çlirua, pas një luftë që rezultoi me një gjenocid ndaj një populli të pafajshëm”.

“Në mëngjes ne nderuam vizionarët e shtetit tonë, nderuam ata që i vënë themelet e shtetit, këtu nderuam ata që i dhanë vulën shtetit tonë”.

“Jemi mirënjohës përherë dhe përsërisim për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, mirënjohjen e përjetshëm për miqtë që lirinë, demokracinë ta kemi realitet dhe ta gëzojnë të gjithë qytetarët”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shprehi bindjen time të thellë se duke e fuqizuar këtë…