“Arti në shkolla” vazhdon rrugëtimin me shumë aktivitete në Gjilan

12 qershor 2023 | 12:43

Teatri i Qytetit në Gjilan u mbush plot me nxënës të shkollave fillore, për të ndjekur shfaqjen teatrale “Petrushi i huaj”, me regjisore Meli Qenaj, në kuadër të programit “Arti në shkolla” lansuar nga Ministria e Kulturës.

Para dhe pas shfaqjes me nxënësit u diskutua për procesin përgatitor të një shfaqjeje teatrale, për përshtypjet e nxënësve, si dhe për ndikimin e lojës dhe aktrimit si nxitës të kreativitetit tek ata.

Në kuadër të aktiviteteve të këtij programi, në komunën tonë janë zhvilluar aktivitetet si: “Artisti në klasë”, ku fëmijët e shkollave kanë zgjeruar njohuritë për operën, instrumentet muzikore, shfaqjet teatrale e aktrimin, pikërisht nga personat që ushtrojnë këto profesione; Koncerte në shkollat fillore nga Opera e Kosovës (EduOpera), të cilët performuan fragmente nga koralet e Operave më të njohura botërore dhe atyre kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar ish-kryeministrin italian, Silvio…