Drejtorët e drejtorive komunale i raportojnë për punët e realizuara kryetarit Latifi

12 qershor 2023 | 13:42

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur të hënën takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale.

Mbledhja ka filluar me raportimin mujor të zyrtarit përgjegjës për Zbatimin e Planit të Integritetit në Komunën e Rahovecit, Valmir Gashi.

Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç si dhe shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli, raportuan për punët e javës që shkoi dhe fokusi ishte në punët që do të zhvillohen gjatë muajit qershor, ecurinë e tyre dhe zgjidhjen e problematikave të mundshme gjatë procesit të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë…