“PËRPLASJA E QYTETËRIMEVE DHE RIBËRJA E RENDIT BOTROR”

12 qershor 2023 | 13:43

Autor: Samuel P. Huntington

Koperinë e butë

Format: B5

Faqe: 426.

– Çmimi: 12€ për Kosovë

– Çmimi: Shqipëri, Maqedoni posta 3€.

Pazari i Librit: https://www.facebook.com/profile.php?id=100089851970423

– Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.

– Cilat janë qytetërimet që po hyjnë në konflikt në skenën globale? Nga njëra anë është natyrshëm modeli amerikan. Po cilët janë protagonistët e tjerë? Ç ‘peshë ka fuqia ushtarake, po ajo ekonomike në këtë ndeshje për të fituar supremacinë botërore? Ç ‘rol do të ketë Evropa? Cili do të jetë roli i Azisë dhe i ekonomive në rritje? Leximi i librit të Samuel P. Huntington, profesor në Universitetin e Harvard-it, rezulton të jetë një mjet i domosdoshëm për kë do të thellohet me një vetëdije kritike në të kuptuarit e fakteve që kanë karakterizuar fillimet e mijëvjeçarit të ri

– Në verën e vitit 1993 revista Foreign Affairs botoi artikullin tim me titullin “Përplasja e qytetërimeve?” Ky artikull, sipas redaktoreve te Foreign Affairs, gjate tre vjetëve ndezi me shume diskutime se cilido artikull tjetër i botuar qe nga vitet 1940. Është e natyrshme qe ka ngjallur me shume debate gjate tre vjetëve, sesa gjithçka tjetër qe kisha shkruar me pare. Përgjigje e komente për te kane ardhur nga çdo kontinent dhe nga dhjetëra vende. Njerëzve u beri përshtypje ne mënyra te ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe me e rrezikshme e politikes globale qe po shfaqet, do te jete konflikti ndërmjet grupeve te qytetërimeve te ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.

– Duke i pare interesimin, keqpërdorimin dhe kundërshtitë rreth artikullit, e quajta te nevojshme qe t’i hulumtoja me tej çështjet e ngritura aty. Një rruge e dobishme për ta parashtruar një çështje është ta paraqesësh ne trajtën e hipotezës. Artikulli, i cili ne titull kishte një pikëpyetje, që përgjithësisht nuk e vunë re, ishte një përpjekje për te bere pikërisht këtë gjë. Ky libër qe keni përpara, synon te japë një përgjigje me te plotë, me te thelle dhe me gjere te dokumentuar për pyetjen e artikullit. Këtu jam përpjekur t’i përpunoj, t’i lëmoj, t’i plotësoj dhe, sipas rastit, t’i përcaktoj temat e parashtn1ara ne artikull, si dhe te shtjelloj shume ide e trajtoj mjaft pika, qe kishin mbetur pa u prekur ose ishin kaluar shkarazi ne artikullin e përmendur. Nder këto janë: nocioni i qytetërimeve, çështja e një qytetërimi universal; marrëdhënia ndërmjet fuqisë e kulturës; zhvendosja e peshores se fuqisë ndërmjet qytetërimeve;

indigjenizm i kulturor ne shoqëritë joperëndimore; struktura politike e qytetërimeve; konfliktet e përftuara nga universalizmi Perëndimor, militantizmi mysliman dhe ngulmimi kinez; baraspeshimi dhe nxjerrja ne krye e përgjigjeve ndaj ngritjes se fuqisë kineze; shkaqet e dinamika e luftërave ne vijën e shkëputjes, si dhe e ardhmja e Perëndimit dhe e një bote qytetërimesh…

? Për porosi dërgo:

? Emrin Mbiemrin:

? Adresën:

☎️ Tel

https://www.facebook.com/profile.php?id=100089851970423

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 21 maj 2022, Paris Saint-Germain njoftoi rinovimin e kontratës…