MPB-ja: Për 5 muaj në veri u raportuan 184 raste për vepra të ndryshme penale

12 qershor 2023 | 13:51

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë me dije se në katër komunat veriore të Kosovës, deri në muajin maj kanë pranuar dhe trajtuar 184 raste të ndryshme penale.

Kjo ministri ka theksuar se raportimet nga ana e qytetarëve janë çelësi i luftimit të krimit dhe çdo lloj vepre tjetër penale.

“Qytetarët tanë në komunat veriore po vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës. Raportimet nga ana e qytetarëve janë padyshim çelësi i luftimit të përbashkët të krimit dhe çdo lloj vepre penale. Deri në muajin maj të këtij viti, Stacionet Policore të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë pranuar dhe trajtuar 126 raste ndërsa bashkë me Hetimet Rajonale, 184 raste në total. I falënderojmë qytetarët për besimin në raportim si dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Policinë e Kosovës”, ka njoftuar MPB-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24-vjetorin e Çlirimit të Prizrenit, kryetari Shaqir Totaj, së…