Kjo është 46-vjeçarja që vdiq në Shëngjin, motra e regjisores që nuk jeton më
12 qershor 2023
| 14:04
Sot (e hënë) është raportuar për vdekjen e një turiste nga Kosova në Shëngjin, Shqipëri.
46-vjeçarja ka vdekur derisa po transportohej në spital. Viktima është Trëndëlina Berisha, motra e regjisores së ndjerë, Burbuqe Berisha. Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerës.
“Të dashur miq dhe familjarë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, papritmas, na la më e dashura, motra jonë, Lina! Ceremonia e varrimit do të jetë nesër. Për detajet do t’ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar në “Facebook”, vëllai i të ndjerës, Dardan Berisha.