Vendosja e flamurit kombëtar, Shqiprim Arifin e ftojnë të paraqitet në një gjykatë në Serbi

12 qershor 2023 | 14:47

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se është ftuar të paraqitet në një gjykatë në Serbi, me arsyetimin se komuna që drejton ka shkelur ligjet e shtetit me rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirat publike.

“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykatën e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike. Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por për flamur do të paguajmë gjithmonë”, ka shkruar Arifi në “Facebook”, duke publikuar edhe ftesën e gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka mbajtur të hënën një mbledhje elektronike,…