Dënohen me nga 300 euro dhe u merret patentëshoferi dy vozitësve në Gjilan

12 qershor 2023 | 15:45

Dy shoferë janë dënuar me nga 300 euro, si dhe u është marrë patentëshoferi pasi kanë bërë tejkalim në vijë të plotë.

Policia në Gjilan  ka njoftuar se njëri shofer ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar, ndërsa tjetri ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik në dy lokacione të ndryshme, kanë identifikuar dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre, ku kanë tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 108 km/h, gjersa tjetri po në zonën 50 km/h tejkalon shpejtësinë në 90 km/h”, ka njoftuar policia

Më tutje, policia ka theksuar se me këto veprim ata kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka inkurajuar mediet dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet t’i njoftojnë në stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yjet e futbollit, futbollistë dhe ish-futbollistë, por edhe trajnerët, e…