Nait Hasani uron bashkëluftëtarët në Hagë për Ditën e Çlirimit

12 qershor 2023 | 16:15

Ish-njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nait Hasani, ka uruar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe të tjerët me rastin e Ditës së Çlirimit.

Hasani nga Divjaka dhe Kleçka ka thënë se UÇK-ja i ka dhënë emër lirisë së Kosovës.

Kosovë,  urime Ditën e Çlirimit! Bashkëluftëtarë të mi që gjendeni në Hagë,  urime Dita e Çlirimit të Kosovës! Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nga Divjaka e Kleçka i dha  Kosovës emër dhe së bashku me aleatët tanë, NATO-n  dhe Amerikën arritëm çlirimin e Kosovës nga okupimi shekullor barbarë serb. Nga këtu liria ka emër dhe Kosova identitet shtetëror. Ndërsa edhe sot çlirimtarë tanë gjenden në Hagë duke e mbrojtur lirinë tonë. Dëshmorët janë qëndresë historike e luftës sonë për liri mbi barbarin shtetërore serbe. Lavdi dëshmorëve! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Hasani në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi ferizajas, Faton Hasani po qëndron për vizitë zyrtare në…