Thaçi: Të rinjtë e Kosovës së shpejti të barabartë me të rinjtë evropianë

12 gusht 2018 | 15:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, duke thënë se këtë vit Kosovën kjo ditë e gjen në një pozitë më të mirë të të rinjve.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” Thaçi ka shkruar se Rinia është forcë e ndryshimeve pozitive në çdo shoqëri.

Postimi i plotë i Thaçit:

Kosova ka të rinj dhe të reja shumë të talentuar, me plot energji për të punuar për vendin e tyre. Dita Ndërkombëtare e Rinisë, 12 Gushti, sivjet na gjen në një pozitë më të mirë të të rinjve dhe me një përkushtim më të madh të tyre për njëri-tjetrin, përkundër që ende jemi larg asaj që ata kanë nevojë dhe ne duam. Tash jemi në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë dhe të rinjtë kosovarë së shpejti do të kenë mundësi të barabarta sikurse të gjithë të rinjtë tjerë evropianë. Rinia është forcë e ndryshimeve pozitive në çdo shoqëri dhe fatmirësisht këtë vit edhe ne kemi pasur dinamikë të shtuar të të rinjve për pjesëmarrje në vendimmarrje, por edhe aktivizim më të madh të tyre për t’i bërë vetë ndryshimet që ata i duan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq nuk ka rinovuar ende, por ka shumë arsye…