Osmani nesër i adresohet Parlamentit Evropian

13 qershor 2023 | 10:42

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se nesër në emër të qytetarëve të Kosovës do t’i adresohet Parlamentit Evropian.

Osmani ka shkruar në “Facebook” se në këtë adresim, do ta përçojë mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Evropian, për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e vendit, si dhe rrugëtimin evropian.

Postimi i Osmanit:

Nesër, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’i adresohem Parlamentit Evropian.

Në vitin 1998, Presidenti Rugova, si fitues i çmimit Sakharov, iu adresua po këtij institucioni, për të kërkuar mbështetjen e popujve evropianë për lirinë e Kosovës. 25 vite pas, para po të njëjtit institucion, do ta përçoj mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Evropian për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë tonë si dhe për rrugëtimin tonë evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denver Nuggets e ka shkruar historinë në Ligën më të…