Vetura e Liburn Aliut sulmohet nga serbët në Leposaviq, gjuhet me ngjyrë të kuqe (video)

13 qershor 2023 | 11:43

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, është larguar pas gjysmë ore dhe serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të veturës së ministrit, i cili më pas është përcjellë në drejtim të stacionit të policisë.

Aliu ka vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës.

Ndërkohë serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së komunës në Leposaviq. Ata po kërkojnë largimin e kryetarit dhe Njësisë Speciale nga ajo pjesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se…