Dëshmitari i Hagës flet për Gardën Kombëtare: S’kam pasur informacion kur është formuar

13 qershor 2023 | 12:10

Dëshmitari i tetë (me kodin 04323) në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka folur për Gardën Kombëtare, duke thënë se nuk kishte informacion të saktë se kur është formuar kjo gardë.

“Nuk kam pas informacion kur, por pas përfundimit të luftës më kanë caktuar në këtë njësit. Kur është formuar? Është formuar para luftës apo pas luftës nuk kam pasur informacion”,  ka thënë ai.

Këtë deklarim, dëshmitari i tetë e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores së specializuar, Silvia D’Ascoli, kur është pyetur se kur është krijuar Garda Kombëtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, detyrë e tyre ishte sigurimi i shtabit të zonës operative që ka ekzistuar në atë kohë, duke shtuar se nuk kanë pasur ndonjë detyrë tjetër të caktuar për arsye se sipas dëshmitarit, kishte filluar procesi transferimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një forcë civile – mbrojtëse.

Më tutje, ai ka thënë se komandant i njësitit të Gardës Kombëtare ishte personi me numër 5 dhe me sa i kujtohet ky njësit ka raportuar direkt në Zonën Operative të Llapit, shtabit të zonës.

Seanca gjyqësore në rastin e liderëve të UÇK-së është duke vazhduar në sesion privat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vera po vjen dhe kur vjen fjala të bikinet, atëherë…