Imri Hoxha zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në Strasburg

13 qershor 2023 | 14:16

Themelimi i nëndegëve dhe degëve të PDK-së nëpër mërgatë po vazhdon.

Së fundmi, në prezencë të një numri të madh aktivistësh, është themeluar edhe nëndega e PDK-së në Strasburg të Francës.

Kryetar i saj, me shumicë votash, është zgjedhur Imri Hoxha.

Në këtë Kuvend Zgjedhor ka marrë pjesë edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

“Themelimi i nëndegës së PDK-së në këtë qytet, i jep zë angazhimit të mijëra mërgimtarëve tanë atje”, ka thënë Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur, Aulona Musta, prej disa ditësh është duke…