Mediumi serb në veri: Aksioni i Policisë ndodhi në një sallon flokësh, nga aty nxorën një person

13 qershor 2023 | 13:03

Policia e Kosovës ka zhvilluar para pak çastesh një aksion në Mitrovicën e Veriut.

Mediumi serb “KoSSev” ka njoftuar për arrestimin e një personi. Siç ka raportuar ky medium, aksioni i Policisë së Kosovës ka ndodhur në rrugën “Krajl Petra” .

Sipas dëshmitarëve okularë, ka raportuar “KoSSev”, policia ka hyrë në një sallon flokësh dhe e kanë nxjerrë një preson nga aty.

Përgjatë aksionit të policisë, është lëshuar alarmi në qytet ndërkohë që serbët janë parë teksa grumbullohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskapiteni i Bayern Munchen, Joshua Kimmich nuk është i interesuar…