Serbët mblidhen pas arrestimit të Milun Milenkoviqit në veri, disa i maskojnë fytyrat

13 qershor 2023 | 14:23

Një numër i serbëve janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut pasi është lëshuar alarmi dhe më pas është konfirmuar se Policia e Kosovës ka arrestuar drejtuesin e grupit kriminal “Mbrojtjes Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si “Lune”.

Në anën tjetër, menjëherë pas këtij arrestimi në qendër të Mitrovicës së Veriut, “Kossev” ka raportuar se një numër i serbëve janë mbledhur në udhëkryqin në rrugën “Lola Ribara”, gjegjësisht afër Shkollës Teknike dhe Shtëpisë së Shëndetësisë. Mes serbëve të mbledhur, janë parë edhe disa nga ata që mbajnë maska.

Jo shumë larg serbëve të mbledhur, në Lagjen e Boshnjakëve ndodhen disa automjete të njësive speciale të Policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përshkruar të arrestuarin Milun Milenkoviq si organizatorin kryesor të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj në Zveçan.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane thyen heshtjen, flet për disa nga opsionet e…